| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Llahtari të heshtësh qiell E enjte, 12-07-2007, 07:43pm (GMT) Kalëroj mbi shtazën e egërsuar të frymës Kur gjurmimi s’bzan E qelqi i lëkurës provokon thyerjen Pikëlojnë neonet Melodinë e ndrojtur të pigmenteve meit E robtim i strehës së hijes Nga jargavitja boheme Mbledh vertebrat e gjenë buzë të pihet Brazta të pllakomës prej kuarci Thelluan afshin e një dehje arseniku Kur poleni i fosilizuar i thinjës tejkqyrëse Rrugëtoi n’gjëmime kataraktesh Duar plumbi në trajta gjinjsh Tatuazh tankesh Vizatojnë thinja të mekuna Ekstazë të heshtjes qiellore puplojnë llahtarinë Qesh statuja e vajeve në moçalin e dhimbjes Nga cikli poetik, Ngrehin Spazmash (1996) |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||