Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E hene, 07-07-2008, 05:40am (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
 » Albert Vataj
 » Alma Papamihali
 » Ali Podrimja
 » Anton Pashku
 » Anton Cefa
 » Ali Asllani
 » Alfred Çapaliku
 » Albri Brahusha
 » Alban Bala
 » Agim Bacelli
 » Adnan Mehmeti
 » Arshi Pipa
 » Asdreni
 » Azem Shkreli
 » Aida Dizdari
 » Ardian-Christian Kyçyku
 » Agim Shehu
 » Agim Spahiu
 » Abdullah Konushveci
 » Agron Tufa
 » Abdylazis Islami
 » Alban Tartari
 » Albert Zholi
 » Albert Gjoka
 » Albert Nikolla
 » Albert Ukelli
 » Altin Galanxhi
 » Arben Çokaj
 » Arben Prendi
 » Aziz Mustafa
 » Albana Mëlyshi
 » Almir Haxhia
 » Aferdita Isufi
 » Arian Leka
 » Astrit Cani
 » Aulona Goxhaj
 » Andon Zako Çajupi
 » Andi Meçaj
 » Albert Shala
 » Agim Vinca
 » Aleksander Sirdani
 » Agim Gashi
 » Alfred Perona
 » Ardita Jatru
 » Arif Molliqi
 » Albina Idrizi
 » Avdush Canaj
 » Ali R. Berisha
 » Albana Cufaj Zhuta
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët A » Albert Zholi
 
KOSTA
E enjte, 01-05-2008, 05:06pm (GMT)

Atë ditë Fuati më dukej më i çuditshëm se kurrë. As i mërzitur, as i gëzuar. Nuk fliste por as qe i vemendshëm të të dëgjonte. Më telefonoi e më ftoi që të pinim një kafe tek Omonia. Shkova pa mëdyshje. U ulëm në një lokal. Fuati, i përhumbur nuk po fliste.
          -Ore Fuat. Ç’dreqin ke sot? As mish, as peshk. Je bërë pamje për eksplorim të imët.
          Doli nga mjegulla dhe më pa në dritë të syrit.
          -As vetë s’di ç’kam. Sot kam përjetuar një moment të pabesueshëm. Siç e di, kam tre muaj që punoj me një bojaxhi grek. Jemi katër shqiptarë e një kurd. Ne shqiptarët thuajse i bëjmë të gjitha punët, ndërsa kurdi është për punë të vogla. Pronari-grek është fjalëpak e shumë serioz. Kur ikën për ndonjë punë të tij, si përgjegjës na le Kostën nga Gjirokastra. Me Kostën e ndjejmë veten më të frikësuar se me pronarin-grek. Gjithë ditën bërtet vend e pavend: “lëvizni duart, dembela, ju zuri gjumi, palo alvanozë!”, se veten e mban për grek-disa breza. As cigare nuk na le të pijmë. Kur shihte pronarin nga larg i shtonte të bërtiturat. Kur pronari kontrollonte punën Kosta i shkonte nga pas e i flet në vesh, saqë ai e sheh me bezdi. Këto ditë puna ra. E ndjenim që, në mos sot, nesër, njëri nga ne do të largohej nga puna. Sot, kur na pagoi, pronari na tha:
          -Siç e shihni puna ka rënë. Për tre-katër muaj do të jetë kjo gjendje. Dy vetë do të ikin nga puna-duke na pare në sy. Me të njëjtin shikim po na shihte dhe Kosta.- do të largohen përkohësisht nga puna: Muhameti(kurdi) dhe Kosta.
          Ne mbetëm si të ngrirë. Kosta pa nga pronari dhe s’u besonte veshëve.
          -Mos ngatërruat emrin tim?-pyeti ai pronarin me një ngërdheshje.
          -Jo, jo Kosta, pikërisht ti do të largohesh. Mësohu t’i duash më shumë shokët.
          -Kjo ishte e pabesueshmja e asaj dite-më tha Fuati dhe u kujtua të rrufiste kafen…


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
LYPSI QË NUK ËSHTË LYPËS (16-04-2008)
Hiret e një gruaje bionde (22-02-2008)
Çami i Filatit dhe kosovari i Mynihut (18-02-2008)
NËNA (07-02-2008)
GJASHTË SY (09-01-2008)
TAKOHEMI NË KOSOVË (14-12-2007)
NDËRGJEGJE (11-12-2007)
GËZIMI (08-12-2007)
UNË DHE AI (01-12-2007)
NË TREGUN E PIREUT (29-11-2007)
SHQIPTARI NGA AMERIKA (29-11-2007)
SA TË JENI TË VARFËR, DO TË JENI TË LIDHUR ME PRANGA (17-11-2007)
Pedagogu i matematikes (17-11-2007)
Krenaria e një jetimeje (13-11-2007)
Albert Zholi (22-07-2007)
Vajza e çuditëshme (22-07-2007)
Tradhetia (19-01-2007)
Ndergjegje (19-01-2007)
Mirela (19-01-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]