Njerëzit e gurit
E premte, 02-03-2007, 12:59pm (GMT)
Burrat e kohës së gurit s’ishin të ngurtë, Vidheshin me gjethe, u lulëzonin brinjët, Zbutnin gjithandej gratë e egra, Shpiknin vegla pune me majë, rrumbullak, Nuk njihin sistem numërimi për fëmijët, Shpellat i thellonin me britma pasioni, Përjetonin vdekjen sipas tyre Dhe sosnin në skulptura naive.
|