Stina e gëzuar
E premte, 02-03-2007, 01:01pm (GMT)
Si frynin erërat e stinës ashtu mbrëmë, Sikur pranvera jepte koncert me tre violinistët e muajve të saj, Në sheshet e rrugëve dhe periferitë.
Si endeshin të dashurit nën ombrellat gazmore, Dy nga dy Dhe shpërndaheshin mes blerimit nën ritmin e shiut.
Të gjitha këto ndodhën mbrëmë, Kur të prisja ndanë një BAR-i Dhe emrin ta gdhendja në avujt e xhamit.
|