Alfabeti i Vitit
E premte, 02-02-2007, 01:03pm (GMT)
ACARIM... BARUT... CINIZEM... DROGË...
Të harrohet ky kod kuneiform, Përhapur me valë e me ekran, Shtypur në kolona mijëra kopjesh, Përsëritur ndër fjalime kollaresh.
T'i heqim gjithë dërrasat e zeza, Të shkruajmë veç me germa të bardha, Ndër pëllëmbë të zgjatura fëmijësh, Alfabetin e shkurtër më të ri:
A - AJËR! B - BUKË! C - CICERIMË! D - DASHURI!
|