Ç'do të thotë patriot?
E premte, 02-02-2007, 01:16pm (GMT)
Ç'do të thotë patriot sot për sot në Shqipëri? Një tuf' ah e një tuf lotë, një njeri i pa njeri!
Jo, jo! Burri i bën ball' do buçit si val' mbi zall,
Sa më zi edhe më zi sido qoftë pun' e tij, copë-cop' i bënet buza po aspak s'i falet shpuza.
Sikurse një gur stërrall, në gji zjarrin e ka ngjall, qoft në lum' e qoft' në det zjarr' i tija nuk humbet!
|