Shtat Lëshon një Lulëkuq
E premte, 02-03-2007, 01:36pm (GMT)
Heshtja ime është më e vjetër se unë e më e fortë se vdekja ime
ajo është pamundësia ime
heshtja kur fle numëroj yjet luaj me hije luaj me thika
e një fushë të bardhë shtat lëshon një lulkuq
se heshtja ime ka peshën e gurit të mallkuar dhe gjuhën e njeriut të gozhduar në shkëmb.
|