Letërsia Shqiptare

Shtat Lëshon një Lulëkuq
E premte, 02-03-2007, 01:36pm (GMT)

Heshtja ime është më e vjetër
se unë e më e fortë
se vdekja ime

ajo është pamundësia ime

heshtja kur fle
numëroj yjet
luaj me hije luaj me thika

e një fushë të bardhë
shtat lëshon
një lulkuq

se heshtja ime
ka peshën e gurit të mallkuar
dhe gjuhën e njeriut të gozhduar në shkëmb.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.