Letërsia Shqiptare

EMIGRANTI
E enjte, 15-11-2007, 06:50pm (GMT)

Diku veç në tavolinën
Me mbulesë të bardhë shtruar,
Birrë të  huaj ke përpara
Dhe një pamje të menduar.
 
Diku veç në tavolinën
Në një qoshe të lokalit,
Shokun  tënd se ke përballë
Pi vetmuar ti prej hallit.
 
Diku veç në tavolinën
Në një lagje të panjohur,
Gjithçka  është akull e ftohtë
Vetëm birra është e ngrohur.
 
Diku veç në tavolinën,
Që të bën ty shoqëri
Gotën s´di ku  t´a trokasësh,
Tavolina s´është njeri.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.