Letërsia Shqiptare

Thyer
E merkure, 03-01-2007, 01:34am (GMT)

Jashtë bie bore,
Në mua bien gurë –
Diku në të bardhë një sorrë,
Pak më tej një gurrë.

E bardha thyhet aty-ketu,
Nga një sorrë, një gurrë, a një ferrë;
Une thyer (nga brënda) po ashtu,
Ndonëse dukem i tërë.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.