Fat i Rremë
E merkure, 03-01-2007, 01:36am (GMT)
Një glasë më ra mu në kokë, Por fat s’e quajta atë glasë; Ç’dreqin pati ai zog, Kur s’e ngava të më ngasë?
Zog i qiellit çlodhet telit Dhe sakaq përmjerr përdhe, Sytë s’i hap kush ecën dherit, Sytë i mban përpjetë në re.
Sytë i mbaj dhe unë përpjetë, Se mos qielli nisë të flasë; Kur një zog përmjerr nga retë, Nuk është fat, por thjesht nje glasë.
|