Letërsia Shqiptare

Fat i Rremë
E merkure, 03-01-2007, 01:36am (GMT)

Një glasë më ra mu në kokë,
Por fat s’e quajta atë glasë;
Ç’dreqin pati ai zog,
Kur s’e ngava të më ngasë?

Zog i qiellit çlodhet telit
Dhe sakaq përmjerr përdhe,
Sytë s’i hap kush ecën dherit,
Sytë i mban përpjetë në re.

Sytë i mbaj dhe unë përpjetë,
Se mos qielli nisë të flasë;
Kur një zog përmjerr nga retë,
Nuk është fat, por thjesht nje glasë.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.