Ajo po më çmënd
E merkure, 03-01-2007, 01:38am (GMT)
Ajo po më çmënd – Porsi shtrigë e keqe Më bën të ngrijë në vend, Si i zënë në leqe.
Në kokën që hedh nga dora në dorë Eshtë brënda një krimb, që grryen, lëviz – Ç’të bëj? ta hedh tej si mollë, A t’a shkoq si plis?
Ajo po më çmënd – Porsi shtrigë e mire Më çon tek burimi, … s’më jep për të pirë.
|