Dhimbje
E merkure, 03-01-2007, 01:39am (GMT)
Kujtim’ i ngratë më fal një drithmë, Mërzi e madhe pa ty të jesh; Një re s’i varkë s’tundet një grime, Qiellit që s’flet, qiellit që hesht.
Asgjë s’lëviz, as gjeth mbi degë, Diku një qen kafshon litarin e trashë… Unë ec i vetmuar e humb në një shteg, E më vjen të bërtas.
|