Letërsia Shqiptare

Ah, Ky Mëngjes!
E merkure, 03-01-2007, 01:40am (GMT)

Ajo ecën në majë të gishtave,
Plot kujdes në udhëzën me baltë;
Ah, ky mëngjes pa klithjen e grifshave,
Me fllad ia shpupurit flokët e gjatë.

Tek shtyhet tutje tërë ngut,
Ajo trupin hepon mbi baltën që hesht;
Ah, ky mëngjes gërmuqur si murg,
Fjalë pa fund i pëshpërit në vesh.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.