Retë
E merkure, 03-01-2007, 01:40am (GMT)
Askush s’mendon për retë, Kur dielli ngroh si zakonisht, Por kur ndodh t’a bëjnë qiellin të sertë, Ndokush i tregon dhe me gisht.
Shpeshherë ato së bashku mblidhen E fjalosen kokë-më-kokë E për dreq shpejt nisin e grinden E pështysin mbi njerëzit në tokë.
|