| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Motiv i dikurshëm shkodran E merkure, 02-05-2007, 01:58pm (GMT) Drini i lau kambët Kalasë
e dielli, tue u rrëzue mbas Taraboshit, ia fali lulkuqin e fundit të ditës. Puthin aroma lulesh muret e oborreve të randueme nga shermasheku e shtëpitë, të mbetuna në gryka blerimesh, kërrusen nën peshën e lodhjes së mbramjes e të qiellit në perëndim. Krismat e dyerve, që mbyllen njena mbas tjetrës, dhe të gjitha zhurmat tjera shuhen ngadalë në valët e liqenit. Nën nina - nanën e bulkut të natës dremitin rrugët e vetmueme. E Shkodra flen. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||