Stinë panairesh
E hene, 02-04-2007, 02:01pm (GMT)
Stinë panairesh dehëse, pranverë e delireve që tallaziten në gufim të gjakut ndër dej. Panair tingujsh të blerë kah dridhen në fërgëllim të kalesës, ma të lehtë se drita që feks mbas degëzave të kopshtit. Panair ngjyrash ma të brishta se fjalët e zogjve në endje ylberesh. E aromat, oh, panairet e aromave, ma të kandshme se fryma e foshnjeve në djep! Stinë panairesh dehëse, pranverë e delireve!
|