Në Stuhi
E marte, 02-01-2007, 02:29pm (GMT)
Fragment
Në atë çast ndjeu një plogështi të jashtëzakonshme. Ajo ia përshkoi tërë trupin. Dhe çdo gjë iu duk e çuditshme, madje edhe vetvetja. Kurrë s'e kishte lënë fuqia, si kësaj here. Një lodhje e madhe e kishte kapluar, duke filluar prej qepallave deri te gishtat dorës, që i dridheshin. Desh të çohej për të ikur prej këtij vendi, por mendimi se, kur të çohej, do të dukej qesharak, e ndali. E edhe trari mbi derë rrënkëlloi. Rrënkëllima e tij - e frikësoi. I frikësuar, hyri e u struk edhe më brenda, në lëkurën e vet. Rrinte duke dëgjuar vërshëllimën e stuhisë. Dhe kratjen e trarit.
|