| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Klithma E marte, 02-01-2007, 02:30pm (GMT) Fragment Terri u derdh, e një rrigë e praruar e rrezëve të hënës e lau kreshtën e malit, luginën dhe u ngrit poshtë, atje mbi syprinën e lëmuar të lumit që rimon buzët dredharake të fushës. Çdo gjë është lidhur e shtrënguar mirë e mirë nga penjtë e qetësisë, nga penjtë e kësaj heshtjeje, e cila është e rëndë, e palëvizshme. Edhe qyqja hesht. As bulku nuk dëgjohet. Çdo gjë është strukur në vetvete, është mbyllur e kygur në therrën e gjumit. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||