Ata ishin mbledhur
Do shkonin diku lart
Atje ku të tjerët nuk munden...
Në kujtesën e gjysmë-përgjumur
rikthehet këndshëm dashuri e një femre
një imazh i saj i nëpërhumbur
dhe tekat e saj lozonjare...
Ishte e çiltër, oh kohë e bukur!
e qetë, spontane, e dëshirueshme
një fjalë e imja fytyrën i kish skuqur
dhe ece-jaket e saj ekliptike...
Ishte herë e parë dukej, por s'më besohej
një vajzë moderne, inteligjente
se pse kish ndrojë, kjo nuk kuptohej
pasiguri e ndjenjës së fortë...
Dhe ne të dy u takuam papritur
mes njerëzve në një sallë të mbushur
një shkëndijë ndjenje fytyrën i kish ndritur
kështu e plogësht u preh tek unë...
Çudi, si para një skene mitike
ajo fytyrën e drejtoi nga unë
përkulem pak në ato momente kritike
dhe pjalmin e puthjes lamë në buzë...
31 gusht 2002