Te shtunen ndize nje qiri
E merkure, 03-01-2007, 02:54am (GMT)
E shtuna u mbyll, Capet e shpeshta grah nje murgeshe, Te thyhet ne strehe, Nder lutje te ngrohet. Atebote lypsi Shkund te veten xhakete Diten e lodhshme te punes Sheh ne dore sipas rastit, Gezohet o trishtohet, Mandej e shtuna mbyllet Nga lart dhe nga poshte.
Nje hane e ftohte persiper Lehje te ftohta qensh, Krokatje te ftohta Si teha thikash Korbash te zez, E shtegtimin e shpirtit vajtova Shijen nukleike te asaj qe nuk me kthehet Diagramat e shkreta dimenore te harese Ku jetimja e nje farefisi te mbrapshtive te mia Permjerr mbi to palmuc, Pa e prishun terezine E se shtunes qe mbyllet serbes Si dera ne nje azil pleqsh.
O moter atje larg, Ti ndize nje qiri per mue cdo te shtune mbramje, Sido qe te jete koha, lajmet ne radio, tv E ngado qe era te perpije Shtepine tone.
|