Nё rruginat e Vardarit
E shtune, 27-10-2007, 09:28pm (GMT)
Nё kalofsh rastёsisht nё rruginat e Vardarit, Natёs sё dimrit, erё e fortё fryn e thёllim Nё thёnçin lypsarёt “çdo kёtej ky i marri?” Qeshu dhe thuaj ”Me prostitutёn kam takim!”
Do tё lakmojnё sy tё ndezur si thёngjij, Me fytyra tё errёta rrёmbyer nga mesnata. Mendo se janё hije tё vdekurish, mos ki frikё Se shpirtrat kёtu ngjallen kur vellon hedh nata
Nё fund tё rrugicёs nё tё dalё sheh paralinё* Tё deh aroma,valёt pranё teje shkumbёzojnё Medet ,do mendosh,mos vallё njё ёndёrr ish, Apo varrezat brёnda nё qytet kёtu ndёrtojnë ?
Portit pёr sё largu ku anijet flenё, Shkarazi do t’i hedhёsh njё sy, a ndoshta fare, Nёse gjen njё stol tё thyer nga ndonjё brengё, Mbёshtetu e ndiz me Hёnёn një cigare.
|