Kёrkomё tek ndonjё varg
E shtune, 27-10-2007, 09:29pm (GMT)
Nёse pik’ e lotit mbi letёr s’ёshtё tharё, Dhe gёrmat pёrmbi tё ,vijnё e zbehen Puthi fjalёt e shkruara,sa mё parё, Se nё ujёvarё malli, loti kthehet.
Nёse mundohesh tё gjesh gishtat delikatё, Mbi gjurmё dridhjesh letrёs sё shkruar, Shiko si pёrkulen tё pabindurat,fjalёt Si degёt e lisit prej bore rёnduar.
Nёse diku ndonjё varg vjen pёrgjysmё, Pikё a presje diku nё s’kam vёnё, Tё lutem, shpirt, mos i lodh sytё Do ket’ qёnё mesnatё, gdhinte e Hёnё.
Nёse i lexon dikur, ti malli im i largёt, Vargjet e mi rebelё nёn njё rimё, Mёso se rrija netёve nёn dritёn e pakёt, E kёrrusur mbi letёr, gёrvishja vetminё...
|