| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Kёrkomё tek ndonjё varg E shtune, 27-10-2007, 09:29pm (GMT) Nёse pik’ e lotit mbi letёr s’ёshtё tharё,
Dhe gёrmat pёrmbi tё ,vijnё e zbehen Puthi fjalёt e shkruara,sa mё parё, Se nё ujёvarё malli, loti kthehet. Nёse mundohesh tё gjesh gishtat delikatё, Mbi gjurmё dridhjesh letrёs sё shkruar, Shiko si pёrkulen tё pabindurat,fjalёt Si degёt e lisit prej bore rёnduar. Nёse diku ndonjё varg vjen pёrgjysmё, Pikё a presje diku nё s’kam vёnё, Tё lutem, shpirt, mos i lodh sytё Do ket’ qёnё mesnatё, gdhinte e Hёnё. Nёse i lexon dikur, ti malli im i largёt, Vargjet e mi rebelё nёn njё rimё, Mёso se rrija netёve nёn dritёn e pakёt, E kёrrusur mbi letёr, gёrvishja vetminё... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||