ELVIS
E shtune, 27-10-2007, 09:30pm (GMT)
Se nuk e ngope kurrё barkun me bukё E nёna tё jepte akoma sisёn e shteruar Veç tё prekje pak dashurinё e saj me buzё E gjumi trokiste ёmbёl, zemrёs sё drithёruar
Tek tё shoh tani burrё, pikojnё kujtimet, Me qahet i vogli im, mё qahet... Ishin kohё tё vёshtira atёherё pёr jetimёt Oh, gjoksi nga dhimbja sa s’çahet
Tё kujtohet biçikleta e vjetёr pa pedale? Po karroca prej dёrrase me guzhineta ? Derёn qё shqelmoje mёngjeseve: Nёna hape ! I vogli im,sa e pashpirt qёnka jeta...
Mos qaj, mё thua e lotёt m’i fshin me pёrkёdhelje, Po ç’ti bёj mallit qё nuk u pёrmbakam dot, Se u rrite engjёllushi im me halle e derte Dhe mallёngjehem tek burrё tё shoh sot...
|