| Letërsia Shqiptare | ||||
|
ELVIS E shtune, 27-10-2007, 09:30pm (GMT) Se nuk e ngope kurrё barkun me bukё
E nёna tё jepte akoma sisёn e shteruar Veç tё prekje pak dashurinё e saj me buzё E gjumi trokiste ёmbёl, zemrёs sё drithёruar Tek tё shoh tani burrё, pikojnё kujtimet, Me qahet i vogli im, mё qahet... Ishin kohё tё vёshtira atёherё pёr jetimёt Oh, gjoksi nga dhimbja sa s’çahet Tё kujtohet biçikleta e vjetёr pa pedale? Po karroca prej dёrrase me guzhineta ? Derёn qё shqelmoje mёngjeseve: Nёna hape ! I vogli im,sa e pashpirt qёnka jeta... Mos qaj, mё thua e lotёt m’i fshin me pёrkёdhelje, Po ç’ti bёj mallit qё nuk u pёrmbakam dot, Se u rrite engjёllushi im me halle e derte Dhe mallёngjehem tek burrё tё shoh sot... |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||