Kur telat e shpirtit tё janё prekur
E shtune, 27-10-2007, 09:31pm (GMT)
Ah ,dritat e shpirtit t’i shfaqja ndanё njё bregu, Tutje nё tё kaltёr rrez’ e fundit tek pёrshёndet, Buzёve, ndёrsa varet njё dёshirё, (degё shelgu) Fёshfёritёse, njё cop’ qiell mbi supe tё ta derdh
Lёrmё, nёn zё, tё qaj nё krahun tёnd tё fortё, E lotёt me njё gjethe m’i fshi oh, pa merak. Nё humbshim ndonjёherё nga kjo e vogёl botё, Nuk qemё veç lule vjeshte, harruar tek njё park.
Ah, dritat e shpirtit t’i shfaqja ndanё njё bregu. Ti quamё budallaçkё,sirena ime e gjorё E ç’dashka njё shpirt kur telat i janё prekur? Njё dridhje,ledhatim,mbёshtetje tek njё dorё...
|