| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Arshi Pipa E premte, 02-03-2007, 02:41pm (GMT)
Ka lindur në Shkodër më 1920. Pasi kreu mësimet e mesme në liceun e vendlindjes, ai studioi për filozofi në Universitetin e Firences (Itali). Prej vitit 1941-1946 dha mësim në shkolla të mesme të Tiranës e Durrësit. Në prill të vitit 1946 u burgos nga regjimi komunist për idetë e tij patriotike e demokratike. Për dhjetë vjet (1946-1956) ai vuajti në burgjet dhe kampet e shfarrosjes (Durrës, Vloçisht, Korçë, Tiranë, Burrel etj.), ku shkroi librin me poezi "Libri i Burgut", që është vepra poetike më e mirë e poetit. Pasi del nga burgu, arratiset më 1958 dhe vendoset përfundimisht në SH.B.A. Gjatë kësaj periudhe, pas peripecish e vuajtjesh, arriti të japë leksione në universitetet më të dëgjuara të Sh.B.A. (Kolumbi, Kaliforni, Minesota etj.). Të dielen vdiq Arshi Pipa, filozof, historian i letrave shqipe, italiane dhefrënge, shkrimtar dhe intelektual, disident, viktimë e totalitarizmit, humanist, erudit, poliglot, polemicist, monument i kulturës shqiptare në diasporë, monument i mendimit të lirë, monument i mendjes së papërkulshme. Në këtë botë përjetoi të gjitha rrathët e ferrit. T'i gëzoftë tash e këndej të gjitha sferat e parajsës! Hans-Joachim Lanksch 27/07/1997 |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||