Kur gjendeshe tek e arta vera jote
Me vjen ndermend, o nane
T'ulesha prane kur mershe me qendisun
Ti zgjidhsha nga shamija bishtalecat
me duert e vocrra lehte me ti lemue.
Por sot ma e bukur ti je,o e mira ti per mue
Sot kur t'argjendta fijet e rrallume
kane tjeter pah mbi kryet e dashun tandin
Ku rrudhat kane spikate
Te balli i zbehte, nder faqet e gropueme.
Nje shenjtneshe e bjerrun n'adhurate
Hyjnore e dlirun fajesh
E lame n'ujnat prore
Prej syve t'irun nga lotimi i gjate,
nuk ka nje tjeter pamje.
E shpesh kur shpirti kalon n'andrrime
Vjen e me rrin ti prane
Me kqyre mallshem e fshan dicka tue belbezue
me buze qe dridhen
Per mue ti lutesh Ambe!
Fjalet e urates rrjedhin brenda meje
por dhimbshem tek kujtesa,
kur vehem e mendoj,
Se gurra e lotit
kam qene e jam per tye.
E sa ke mbyte
te zemra e gjane idhnime
Zymtine e varferise, fymjet anmike
Vorret qi mbesin gjalle
pritjet plot shprese, e t'ikunat premtime.
Athere nje dridhje e ngrohte
Miradije dashunore
ma merr zemren e mbushur plot prej teje
nje mall i humbun
qysh me fene e hershme
Gjini me at qe i ndriti Prometheut
robnin e gjate kreshnike
E sot ma ndrite mue nje shkendije e zbehte
E asaj flake jetike
Naten e shpelles per lumni t'atdheut.
E n'i sherbeva atij tue e lane ashtu mbas dore
zyren birnore qe detyre e kisha
Vec ma per ty m'asht rritun dashunija
e shkrime bashke te tjetra
ku gjindet e perfshime
E i fale asaj
Frymen e bute njerezore
dhimsunin e nje nane
Afshin e zemres se saj
nder futa te nxime.
E kur mendoj atdheun ti m'del perpara
Ashtu kuptoj si shpirti derdhet tek njerezimi
E siper tij gufon m'nje treve eprore
Ku nane e atdhe e tjeter mase njerezore
Vec shtigje jane me gjete
Prajen e mbrame n'dashuni hyjonre.