Uluron murrani i cmendun
Fshan si bishe me zhgjeten n'bri
Davaritet mjegulla e dendun
Mbi katundin shkrumb e hi
E mbi buzen e nje rremuje
Duket tash nje kulle menjane
Nje djalosh permas dritares
Rrin mendueshem e nuk bzan
Asht per rruge ne arme shtrengue
bomba dore me gjerdane
"Loke s'mundem me mungue
Lamtumire kam ardh me t'thane"
Qan e ama e duert i mbeten
Tu'i perdredh n'idhnime fshan:
"Dy qi pata shkuen e mbeten...
Bir o bir ku do me m'lane?"
Mbushe si ke ti pesembedhetat
Kush at gja s'ta ven ty barre
Nane do shkoj me u ba me cetat
Gjakun vllazneve me u a marre!
Kane me t'vra si tu vllezen
si tet ate i pushkatue
ku na len ah mu fatzezen
tande moter fatshkretue?
Lene nane, ma keq me mbylle
ktu me e gjet si berr e presin
Shqe vec jane, me hyll pa hyll
Qymen kan nderru jo vesin.
Lene t'shkoje, e mbare ju dhashte
Kthefte me nder, por n'qofte o vlla....
perendija mos e dhashte
Gjakun vete kam per ta la.
Fishkullon murrani rrmores
me frullize tue uturi
hyn nder hekrat e dritores
nalt tek kulla shkrumb e hi.
Shenim i autorit:
Ne Drenice te Kosoves nje krahine me popullsi thjeshte shqiptare mes Mitrovices dhe Pejes, plasi me 1945 kryengritja kunder ushtrise jugosllave, e shkaktume nga mizorite e serbo-malazezve kunder shqiptareve vendas. Kryengritja mori perpjestime te medha me rebelimin e njesive shqiptare t'ushtris jugosllave. Ajo u shuejt me ne fund, por mizorija e pashembullt e tregueme ne ket rast prej ushtrise jugosllave nuk do te shuhet ne kujtesen e shqiptareve.