Gozhdova shpirtin në një letër
E premte, 19-01-2007, 07:33pm (GMT)
Unë skutat, shpirtit ia vështrova, ia studiova ngadalë kaq gjatë, në tokë i zbraza të gjithë brilantet derisa shpirti më ngeli i thatë.
I theva portat e çava hijet, ndërtova harta e rrugën lashë hapur. U zgjatën engjëjt që mi njohin ëndrrat, erdhën edhe djajtë me vesh të kalbur.
E derdha shpirtin në një fletë, këtë shpirt që e rrita me duart e mia, e kapa për fyti dhe e gozhdova mbi letër: Masaker a lavdi Flatra të reja do të lindin, e dija!
|