| Letërsia Shqiptare | ||||
|
Avdush Canaj E enjte, 13-03-2008, 06:22pm (GMT)
Nga viti 1977 punoi në Televizionin e Prishtinës, gazetar në programin për fëmijë. Në vitin 1983 “ si intelektual i rrezikshëm” u nxor para gjyqit ushtarak në Sarajevë dhe u dënua me 5 vjet burgim. Është shpërblyer disa herë në konkurset tona letare. Në vitin 1998, disa reportazhe të tij për luftën në Drenicë, janë botuar edhe në të përditshmen autoritaive gjermane “ Frankfukter Rundschau”.ka botuar këto vepra letrare: Gjeneral pa epoleta, poezi, Rilindja, Prishtinë,1993, Lepurushi i çokollatave, tregime, Flaka, Shkup, 1994, Gonxhja nga Jupiteri, poezi, Rilindja, Prishtinë ,2000, shpallet libri më i mirë i vitit. Zogu në derë, poezi, Rilindja, Prishtine 2003. Avdush Canaj është i përfshihet në Antologjinë e shkrimtarëve për fëmijë e të rinj “Me xhaketën kuq e zi”, botuar në Tiranë nga Odhise Grillo. Që nga viti 2oo7 kthehet në RTK, respektivisht në Programin për fëmijë ku edhe udhëheq emsionet artistike. Është anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës. Jeton në Gjilan. |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||