Shenime naten, 7
E premte, 02-03-2007, 03:46pm (GMT)
Kishte mbledhur radha kuvend e kuvendare kush vinte vigje te kapercejne bashke vaun kush i ndersente langonjte e ligj te fjales ishin mbushur kokat plot çakaj e bukula shalonte medyshja here dashjen e here drojen here binte bore mbi gjurme gjahu, here gure thashethenat k'in mbathur fort thundra te egra dikush mezi i perzinte mizat e zeza nga gjaku njerin ndante me pellembe vathin e vogel te botes tjetri ishte strukur ne heshtjen njeqinvjecare thua se po i mungonte zerit te vet e te zotit i treti kelleu mjekrren ne meri te amshueme sperkiste kuvendin me terr e me temjane diç fliste mendimi e diç peshtyma e shtarme mbi koke te fisit tash shpata, tash antema tash fjala e mire dhe i urti bar i plageve Femijet vrik u vocerruan te mos i njohe urrejtja fqinji im u ngrit e i vu pellemben plake ekranit bijte e mij, harroni tash e flini, neser luani ;kush i bie me bukur bririt te vullneteve te mira.
|