Letërsia Shqiptare

Shenime naten, 7
E premte, 02-03-2007, 03:46pm (GMT)

Kishte mbledhur radha kuvend e kuvendare
kush vinte vigje te kapercejne bashke vaun
kush i ndersente langonjte e ligj te fjales
ishin mbushur kokat plot çakaj e bukula
shalonte medyshja here dashjen e here drojen
here binte bore mbi gjurme gjahu, here gure
thashethenat k'in mbathur fort thundra te egra
dikush mezi i perzinte mizat e zeza nga gjaku
njerin ndante me pellembe vathin e vogel te botes
tjetri ishte strukur ne heshtjen njeqinvjecare
thua se po i mungonte zerit te vet e te zotit
i treti kelleu mjekrren ne meri te amshueme
sperkiste kuvendin me terr e me temjane
diç fliste mendimi e diç peshtyma e shtarme
mbi koke te fisit tash shpata, tash antema
tash fjala e mire dhe i urti bar i plageve
Femijet vrik u vocerruan te mos i njohe urrejtja
fqinji im u ngrit e i vu pellemben plake ekranit
bijte e mij, harroni tash e flini,
neser luani ;kush i bie me bukur bririt te vullneteve te mira.


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.