Ma ktheni lirikën e zogut
E premte, 02-03-2007, 03:56pm (GMT)
Ka kohë që nuk s'ia kuptoj cicërrimën Në një degë më vishet murgu Ma mbush me tamjanë kokën dhe çatinë Në degë tjetër i bie një teli Të ndezur,ajri dhe uji përzjarren
Në të tretën i marrin metal flatrat Bëhet plumb në qiellin prej lamarine Ushtarë që po shkoni, ma ktheni Zogun tim, lirikën e bukur të zogut Ka kohë që nuk këndon zogërisht.
|