Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 02:18pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
 » Albert Vataj
 » Alma Papamihali
 » Ali Podrimja
 » Anton Pashku
 » Anton Cefa
 » Ali Asllani
 » Alfred Çapaliku
 » Albri Brahusha
 » Alban Bala
 » Agim Bacelli
 » Adnan Mehmeti
 » Arshi Pipa
 » Asdreni
 » Azem Shkreli
 » Aida Dizdari
 » Ardian-Christian Kyçyku
 » Agim Shehu
 » Agim Spahiu
 » Abdullah Konushveci
 » Agron Tufa
 » Abdylazis Islami
 » Alban Tartari
 » Albert Zholi
 » Albert Gjoka
 » Albert Nikolla
 » Albert Ukelli
 » Altin Galanxhi
 » Arben Çokaj
 » Arben Prendi
 » Aziz Mustafa
 » Albana Mëlyshi
 » Almir Haxhia
 » Aferdita Isufi
 » Arian Leka
 » Astrit Cani
 » Aulona Goxhaj
 » Andon Zako Çajupi
 » Andi Meçaj
 » Albert Shala
 » Agim Vinca
 » Aleksander Sirdani
 » Agim Gashi
 » Alfred Perona
 » Ardita Jatru
 » Arif Molliqi
 » Albina Idrizi
 » Avdush Canaj
 » Ali R. Berisha
 » Albana Cufaj Zhuta
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët A » Aziz Mustafa
 
TRIDHJETËETRE
E enjte, 03-05-2007, 03:49am (GMT)

1.
Ja pra bacë dymijëshi yt
dhe ditëlindja e fundit e krishtit
kush e di sa luftëra do të kish fituar deri tash cezari
kushedi sa kurora dafinash do iu ishin tharë në kokë
por aq më bën jam edhe shtatë vjet
larg nga vetëvrasja e xhek londonit dhe ende
mendoj se është pa lidhje të kesh një gjen të tillë
tridhjetëetre shkruhet me arabeska ari në një
fletë të shenjtë të pluhurosur unë asgjë nuk bëj
vetëm rregulloj pozën dhe shoh blicin të shkreptijë
veshë një këmishë të hekurosur nga një zonjë e fisme
dhe nisem të kërkoj doruntinën time anemike droguar
diku në një faqe interneti në një fushë të minuar me kurthe

2.
të dua fatime agaj njëjtë si para njëmbëdhjetë vitesh si në ditën kur të pata prekë flokun për të parën herë
të dua fatime agaj si atëherë kur maleve të kosovës bartnim në shpinë kryqin dhe fshiheshim nga ekzekutimi i sigurtë
e tash pas pesëmbëdhjetë muajsh shkruaj lirikë urbane
pa lule ballkonesh shkruaj për kënaqësinë e fluturimeve të zogjëve dhe ejakulimet e fluturave fshehem në një nick-name dhe shkruaj metaforë erotike për ti ikur dënimit me vdekje të dashurisë së ndaluar që rritet në therra skaj rrugës për askund

3.
tridhjetëetre është emri im dhe deklaroj se i dua dhe i mbroj të gjithë fëmijtë e botës janë ëngjuj dhe të paprekshëm
ngre zërin kundër pedofilisë dhe i shpallë luftë deri në pikën e fundit të gjakut luftoj me të gjitha mjetet dhe nuk kam aspak mëshirë për ta do ti kisha pjekur të gjallë në hell të gjithë ata derra e bij bushtra të prapa në kazan me peshkve i kisha zier mirë të marrin tmerr nga vaji i fëmijës të tmerrohen dhe tu qorrohen sytë nga bukuria e buzëqeshjes fëmijrore dhe forca e dashurisë prindore dhe e bukuria dhe arti dhe nga rritja e barit pas shiut
ngre zërin dhe këlthasë kundër monstrumëve që shesin foshnje të bilurta për organe transplantimi o zot si duron ku je fshehur kështu e nuk gjëmon tridhjetëetreshi rrëshqet prajshëm nëpër mjegull dhjetori të dua botë edhepse je shumë shumë e mbrapshtë je thjeshtë një
kurvë e poshtër por të dua sepse ende nuk di të urrej...

Dhjetor 2000, Austri

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Autoportret Futuristik (03-04-2007)
SHPELLA (03-03-2007)
NË BOTËN E KRISTALEVE (03-03-2007)
AJO ËSHTË E IMJA (03-03-2007)
MËSO TË THUASH JO (03-03-2007)
VARGJET (03-03-2007)
KTHIMI NË MOTIV TË LAGUR (03-03-2007)
LIBERTE (03-02-2007)
POETËT VDESIN TË PAKUPTUAR (03-02-2007)
VETMIA (03-02-2007)
Vetëm desha të të them (03-02-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]