Letërsia Shqiptare

VARGJET
E shtune, 03-03-2007, 03:54am (GMT)

Vërtet, si mund shkruash vargje
Kur nuk të dhemb askund
Kur gjithçka e ke në pjatë
Edhe të vjellurat nga darka e pështirë
E qenëve të zgjebosur
Si mund të shkruash për vithe laviresh
Dhe netë të trenta pas shiut
Mija kilometra nga guri yt i varrit
Dhe nga luleborat e therrës tënde
Si mund të shkruash kur as ëndërr
Nuk të vijnë të vdekurit
Të prerët në fyt si qengja
Dhe zërat e të djegurve
Qe 4 vjet udhëtojnë në tunelet
E kohës drejt infinitit
Nëse ekziston diçka e tillë
Vërtet, si mund të shkruash vargje

Strasbourg, 18.maj 2003


Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.