| Letërsia Shqiptare | ||||
|
AJO ËSHTË E IMJA E shtune, 03-03-2007, 03:55am (GMT) Ajo është e imja vetëm e imja
Ashtu e vogël e zbehtë dhe e brishtë Është e imja kur i dridhet flegra e majtë e hundës E askush nuk e vërën këtë as nëna që e ka lindë Kurdoherë është e imja edhe kur nuk e kam Kur lëmon nënbarkun edhe kur aborton e përgjakur Njerëz të verbër si nuk shihni nënshkrimin e saj Në ballin tim të rrudhur dhe shkëlqimin e syve të saj Dhe dhembjen e përbashkët aq të ëmbël Ajo është e imja dhe është hyjnore si dashuria e saj Vetë perëndia ma dërgoi dhuratë Në ditëlindjen-ditëvdekjen e hazreti Isës Isha i ri dhe i pamësuar Deshta ta hudhja si një margaritar Të mbështjellë me një gazetë të vjetër Prandaj jam sëmurë nga moralitisi Nga çmenduria jam agraisur në çmendinën time të fildishtë Dhe më dëgjoni si qirrem me tërë gurmazin: Ajo është e imja ajo është e imja Edhe kur duhet me Gabimin e saj të parë dhe të vetëm Edhe kur ledhaton frytet e z.Gabimit Është e imja kur të fshehtën tonë e mban në gji dhe mbështjell dhembjen dhe të vërtetën me të qeshurën e saj O ajo është Virgjëresha o të verbër Që do të lind një fëmijë të quajtur Dashuri Pa racë pa komb pa moshë ligj moral gjini Do të lind një Gjeni që të shpëtojë botën Nga urrejtja Ajo është e imja Një gjeni |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||