| Letërsia Shqiptare | ||||
|
NË BOTËN E KRISTALEVE E shtune, 03-03-2007, 03:56am (GMT) Me Georg Traklin e shkretë
hymë në botën e kristaleve në një labirint krizantemash kinezisht dikush na bënte magji ishte viti i dragoit dhe bollat po ndërzeheshin në toalete të argjenta zonjat plaka në çanta bartnin shterpësinë e ti arabella më rrinje mbi kokë si një re me shi e mbarsur më hudhje në kokë pluhur kozmik a rërë të verdhë stalaktite të dheut të Kosovës (ke të drejtë që nuk ma pëlqen poezinë është plot tym mjegull dhe është terse) më rrinje mbi kokë dhe shikoje thikën e re që bleva dje për të provuar edhe vetëvrasjen kur të më teprojë vetja kur nuk do të mund më të dashuroj fjalët tua të purpurta georg trakl pin kafe me kipcin tim në një botë kristalesh të huaja ëndërrojmë dashuri me ëngjuj të çmendur dhe ejakulojmë kristale në blue jeans të shkryer |
||||
| Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1 Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved. |
||||