Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 02:35pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
 » Albert Vataj
 » Alma Papamihali
 » Ali Podrimja
 » Anton Pashku
 » Anton Cefa
 » Ali Asllani
 » Alfred Çapaliku
 » Albri Brahusha
 » Alban Bala
 » Agim Bacelli
 » Adnan Mehmeti
 » Arshi Pipa
 » Asdreni
 » Azem Shkreli
 » Aida Dizdari
 » Ardian-Christian Kyçyku
 » Agim Shehu
 » Agim Spahiu
 » Abdullah Konushveci
 » Agron Tufa
 » Abdylazis Islami
 » Alban Tartari
 » Albert Zholi
 » Albert Gjoka
 » Albert Nikolla
 » Albert Ukelli
 » Altin Galanxhi
 » Arben Çokaj
 » Arben Prendi
 » Aziz Mustafa
 » Albana Mëlyshi
 » Almir Haxhia
 » Aferdita Isufi
 » Arian Leka
 » Astrit Cani
 » Aulona Goxhaj
 » Andon Zako Çajupi
 » Andi Meçaj
 » Albert Shala
 » Agim Vinca
 » Aleksander Sirdani
 » Agim Gashi
 » Alfred Perona
 » Ardita Jatru
 » Arif Molliqi
 » Albina Idrizi
 » Avdush Canaj
 » Ali R. Berisha
 » Albana Cufaj Zhuta
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët A » Aziz Mustafa
 
Autoportret Futuristik
E marte, 03-04-2007, 04:00am (GMT)

Nëse unë Aziz Mustafa e mashtroj vdekjen deri në vitin 2062
pas Krishtit torta ime e ditëlindjes nuk do të mund
ti zëj 95 qirinjtë Në retrospektivë do të mendoj se si nuk
paskam pasur kohë të vdes Kërrusur do të jem nga ecja vertikale sytë 95% të
demtuar me ca syze sa fundi
i shishes së “Coca-Cola”-s Veshët me një aparat auditiv digital
Do të urinoj nëpër një kateter silikoni Folley 20 mm Nuk i paramendoj
gjërat ireale a do të jenë ende ireale
Do kem veshur blue jeans të shekullit njëzet
Do të lexoj poezi në orë letrare nëse nuk do të ma kenë
hequr laringun e zemrën do ta mbajë gjallë me karditonikë
nëse nuk do të ketë më dashuri Do të shkruaj ende poezi apo
një prototip të saj për lulet e akuariumeve dhe për fluturimin
Do të shkruaj për fëmijët që plaken në moshën 20 vjeqare
dhe për delet kibernetike dhe klonimin në lagjen e poshtme
dhe armën gjenetike në vend të fushave të minuara në luftrat
mes popujve të vegjël në një qoshe të gadishullit që dikur quhej më një emër të quditshëm Ballkan

Dijarti im do ti ketë atëherë 63 vjet i vdekur dhe nuk do të plaket si unë dhe
mëma e tij e mirë Do të filloj të pi duhan sepse do gjendet bari për kancerin
mushkëror me qeliza të vogla Do të kem kaluar një luftë një meningjit viral dhe
kushedi sa labirinte sallash operacioni Tërë arna do të jem pos shpirtit Ende nuk
do ta kem shkruar traktatin për amshimin Deri atëherë nuk e di a do të më duhen
testiset Ndoshta do të jem klonuar për hatër të një gjeni të lashtë arian Kohës do
t`ia nxjerrin gjuhën Nuk e di a do ta kemi kapërcyer vetvehten Nuk di a do të ketë
kuptim gruaja gota dhe gjithçka që fillon me germën “g” duke mos futur këtu
gomarët Ne do të vazhdojme të bëjmë dashuri të zjarrtë në internet me vetminë
tonë të thellë Fëmijët në kushedi çfarë valësh do të na thërrasin Nga cili planet
vallë do të eksplorojnë të kaluarën e botës Nuk e di a do të jam ky që jam sot
Nuk do të jem ndoshta fare njeri
Do të jem poezi.

Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
SHPELLA (03-03-2007)
NË BOTËN E KRISTALEVE (03-03-2007)
AJO ËSHTË E IMJA (03-03-2007)
MËSO TË THUASH JO (03-03-2007)
VARGJET (03-03-2007)
KTHIMI NË MOTIV TË LAGUR (03-03-2007)
LIBERTE (03-02-2007)
POETËT VDESIN TË PAKUPTUAR (03-02-2007)
VETMIA (03-02-2007)
Vetëm desha të të them (03-02-2007)



 
::| Krijimet e Fundit

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]