Letërsia Shqiptare
Dergoni krijimet tuaja - Email: admin@zemrashqiptare.net
E diel, 06-07-2008, 11:12pm (GMT) Letersia FAQ RSS Lidhje Harta Kontakt
 
 
::| Fjalekyc:       [Kerkim i Avancuar]  
 
Kategorite  
Ekskluzive
Kritika - Analiza
Libri
Informacione
Intervista
Gjuha Shqipe
Poetët e Zemrës
Autorët A
 » Albert Vataj
 » Alma Papamihali
 » Ali Podrimja
 » Anton Pashku
 » Anton Cefa
 » Ali Asllani
 » Alfred Çapaliku
 » Albri Brahusha
 » Alban Bala
 » Agim Bacelli
 » Adnan Mehmeti
 » Arshi Pipa
 » Asdreni
 » Azem Shkreli
 » Aida Dizdari
 » Ardian-Christian Kyçyku
 » Agim Shehu
 » Agim Spahiu
 » Abdullah Konushveci
 » Agron Tufa
 » Abdylazis Islami
 » Alban Tartari
 » Albert Zholi
 » Albert Gjoka
 » Albert Nikolla
 » Albert Ukelli
 » Altin Galanxhi
 » Arben Çokaj
 » Arben Prendi
 » Aziz Mustafa
 » Albana Mëlyshi
 » Almir Haxhia
 » Aferdita Isufi
 » Arian Leka
 » Astrit Cani
 » Aulona Goxhaj
 » Andon Zako Çajupi
 » Andi Meçaj
 » Albert Shala
 » Agim Vinca
 » Aleksander Sirdani
 » Agim Gashi
 » Alfred Perona
 » Ardita Jatru
 » Arif Molliqi
 » Albina Idrizi
 » Avdush Canaj
 » Ali R. Berisha
 » Albana Cufaj Zhuta
Autorët B
Autorët Ç
Autorët D DH
Autorët E
Autorët F
Autorët G-GJ
Autorët H
Autorët I
Autorët J
Autorët K
Autorët L-LL
Autorët M
Autorët N
Autorët P
Autorët R
Autorët S-SH
Autorët T-TH
Autorët V
Autorët XH
Autorët Y
Autorët Z
English
Letërsia Botërore
Zemra Shqiptare
Forumi
Njohje
Galeria
Direktoria
Lojra
Chat
::| Email Lajmerues
Emri:
Email:
 
 
 
Autorët A » Andon Zako Çajupi
 
Mamica
E marte, 09-01-2007, 10:00pm (GMT)

0 sulltan, mos me trëmb mua,
se nuk jam si çdo grua,
ti e di mirë se ç'jeshë
dhe ç'jam; bijë mbretëreshë.
Jam bij' e Kastriotit,
c atij trimi që vare,
mos harro, jam shqipëtare!
Po ç'mund të bëj e mjera,
kur s'mund të dal dot nga dera,
kur jam mbyllur ndë pallas
si një zog ndë një kafaz!
Po ndëgjo, sulltan Murati:
Kastrioti ç'faj të pati,
që vrave me të pabesë
katrë djemt' e vetë pesë?
Ay të dha miqësinë,
ashtu si kërkove tinë
dhe djemtë peng t'i dërgoi
fatziu, se të besoi.
Me ç'ke bërë ti për mua,
qahesh se nukë të dua
dhe çuditesh, egërsirë,
se nukë të sillem mirë?
Qahesh sikur s'e di shkaknë,
gjaku, sulltan, kërkon gjaknë!
Kur s'ka princër shqipëtarë
për mua mbeti kjo barrë;
zot, n'ësht' e rëndë për mua,
me pahir të vdes, ç'e dua,
ç'e dua, zot, jetën time,
kur jam e shkretë, jetime?
Zot, ç'e dua këtë jetë,
kur s'mund të marr gjaknë vetë?
Kur shoh vendë tek kam lerë
të zotuar nga të tjerë!
Kur shoh armikn' e shtëpisë,
q'është mbret' i Shqipërisë!
Kur shoh atë që ka vrarë
tim at' me fis e me farë;
kur e shoh ndë këtë jetë
të kënaqur e të qetë!
Kur e ndëgjoj të më thotë,
që s'ka tjetër mbret ndë bote
Gëzohem, sulltan Murati,
se shoh që të zu inati
për një grua shqipëtare,
që nukë të peshon fare,
edhe të shtyn, duke share,
ta vraç një ditë më parë,
se do të vdesë më nairë,
se të shoh një egërsirë.
Më le, duketë të gjallë
që të më martosh me djalë,
edhe, për nder të krushqisë,
më fal fron' e Shqipërisë!
S'është jotja Shqipëria,
Jo! E gjeç nga perëndia!
Dhe fron' e saj nuk e dua
me gjak nga duart' e tua!
Ay që do të më marrë,
të lajë gjaknë më parë...
Sa për Selimnë, të qoftë!
Është djali yt, të rroftë!
Murat, të birë tënd kurrë
Mamica s'e do për burrë,
se s'do të të bëjë vjehrr,
se nukë të bën dot nder;
bijë mbreti shqipëtare,
Mamica s'të peshon fare.


Lexo/Shkruaj Komente (0)        Printo        Dergoje        Top


Other Articles:
Fragment nga drama "Burri i Dheut" (09-01-2007)
Pas Vdekjes (09-01-2007)
14 Vjeç Dhëndërr (09-01-2007)
Bretkosa që Deshi të Trashej sa një Kà (09-01-2007)
Millonai, i Biri dhe një Gomar (09-01-2007)
Njeriu dhe Fytyr' e vet (09-01-2007)
Ujku që Gjykohet me Dhelprën Përpara Majmunit (09-01-2007)
Lopa, Dhija, Delja dhe Luani (09-01-2007)
Luani dhe Miu (09-01-2007)
Cinxeri dhe milingona (09-01-2007)
Ujku dhe Qengji (09-01-2007)
Maçoku dhe Miu Plak (09-01-2007)
Korbi dhe Dhelpra (09-01-2007)
Baba Tomori (09-01-2007)
Cupa (09-01-2007)
Sulltani (09-01-2007)
Robëria (09-01-2007)
Zolejka (09-01-2007)
Baba Musa Lakuriq (09-01-2007)
Kopshti i Dashurisë (09-01-2007)
Kurbeti (09-01-2007)
Dëshirë (09-01-2007)
Mëmëdheu (09-01-2007)
Atdheu dhe Dashuria (09-01-2007)
Naim Frashëri (09-01-2007)
Trim i Shqipërisë (09-01-2007)
Punërat e Perëndisë (09-01-2007)
Korriku (09-01-2007)
Fshati im (09-01-2007)
Dheu (09-01-2007)
Besa - Besë (09-01-2007)
Fyell' i Bariut (09-01-2007)
Varfëria dhe Liria (09-01-2007)
Ku Kemi Lerë (09-01-2007)



 
::| Krijimet e Fundit
::| Speciale
Andon Zako Çajupi

 
SOSO NEWS EXPRESS
[Krye]