Kosovë,
kënd, skutë, zgëq.
Përse?!
E edhe nga ç’të tjerë!
Shqiptarellat e tu,
Kërkojnë dashuri rrugëve të Europës.
Kosovë,
Botë e trazuar.
Shqipe në mëgrim,
Në moshën rinore dhunohesh.
Zvarritesh, s’flen e qetë.
Kosovë,
Kosova jashtë Kosovës, nuk është Kosovë.
Përse?!
Mërgimtari i pastër,
I censuruar, i përbuzur, i ngacmuar,
I burgosur me dëshmitarë të rrejshëm
I shtypur dhe i harruar.
Në çdo copë të shëmtuar të kësaj Bote të prishur.
Kosovë,
Përpara, prapa dhe përmbi.
Ta kujtosh robërinë dhe robotizmin,
Plagët, dhunën dhe dhimbjet më therrëse.
Në Botë.
Kosovë,
Kurrë mos u gjunjëzo.
Ngritu me dy faqe,
Në pasqyrë të kohës.
Pastrohu Kosovë!
Nga libri; "Pastrohu Kosove”, 2005