Letërsia Shqiptare

NË SHËRBIM TË TË HUAJVE
E hene, 27-08-2007, 11:05pm (GMT)

Sa janë shtuar,
- këta tartabiqët e zhubravitur shqiptarë
Ulen pranë NJERËZVE
Qelbanikë, gojëfëlliqur!
Bëjnë jetë qejfesh e ahengjesh.
Kokorisen me parandjenja të errëta,
Pijnë cigare “RONSON”
-kruajnë birat e hundës
duke u ndjerë të lumtur dhe lumturohen me “Makiato“!
për ta kanë ardhur kohë të arta!

Bisedojnë e llafosin vesh më vesh,
- qeshin në mënyrën e tyre të ligë
Kanë mbetur amplitudë verbimi
-në shërbim të të huajve!
O, Zot!
Ruajna nga tartabiqët shqiptarë!
- WEC-istët e kohërave moderne
- më shikojnë çakërrli,

E ti Kosovë digjesh së brendshmi
E unë digjem pa flakë i tëri
Kohë DEZILIZIONIZMI.
Ndaj, PASTROHU KOSOVË!

Në Byfenë “Koha”

Prishtinë, Shkurt 2003
Nga libri; "Pastrohu Kosove”, 2005



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.