Në kështjellën e Hamletit
E marte, 29-01-2008, 07:06pm (GMT)
Salla e madhe kujtimet e princit përtypë Karriget si arkivole mrizojnë në gjysmëdritë Gjysmëterri zbret galerisë poshtë Ku qirinjtë vuajnë dënimin përjetë Sa shumë gjumë ka në krevatin e princit Erë seksi ka mbetur sall për masturbim Janë ca dilema si jargë merimange Udhërrëfyesit e vetëm për vizitorët daltonistë Ku ta gjej Shekspirin në këtë mjegull daneze Mes këtyre artistëve të shumtë travestitë Si ta sjell në Kullën e Oso Kukës të mjerin Të dehet me raki rrushi të vjetër pesëqind vjet.
Kopenhagën, nëntor 2002
|