Leximi i ëndrrës që s’vdes
E marte, 29-01-2008, 07:18pm (GMT)
(Dëshmorit Gafurr Luma)
Më prit në oborr të shkollës Asnjë fjalë mos ma thuaj hesht Vetëm ballin le shpaluar Të ta lexoj ëndrrën që s’vdes
Kafeja është ftohur në “Kështjellë” Është thyer edhe filxhani i saj Kohë e gjatë është arnuar me plagë Tash kudo që preku më dhemb
Mbaju he burrë në këtë mal me sy Kam frikë kush mund të të marrë mësysh Dritaret e shkollës të bëjnë dritë përmbi Ka shumë diell këtu ka edhe shumë fëmijë
Bëjmë lum o Lumë që të kemi Që s’do ta kalosh më kufirin ilegalisht S’do t’i lidhin më duart me pranga Të pastë hije jeta në këtë bust o mik
Glloboçicë, maj 2002
|