Izolimi
E marte, 29-01-2008, 07:23pm (GMT)
Më thanë je izoluar U thashë po, po, e rrjep vetminë Mishin e keq t’ia ter nën dry
Më thanë dikush s’ka bukë për të ngrënë Ti ha suxhuk dhe fut rruaza në pe Për t’i bërë kurorë ditës që të mungon
Më thanë s’ka kuptim të vdesësh mes mureve U thashë hapësira përjashta s’ka një kokërr kripë Mua më mjafton edhe një vdekje e vogël
Burgu i Gjilanit, prill 1989
|