Letërsia Shqiptare

Epitaf i shtatë ëndrrave
E shtune, 03-03-2007, 10:29am (GMT)

....
Dola. Çiftet e dashuruara
putheshin qetësisht në park.
Rendin rrugët e periferisë
buzët të takonin me bulevardin e madh.
Natë e bukur, çapitej ngadalë,
diellin priste të puthej në mëngjes.
Qyteti përqafohej me mallin përballë
pa asnjë llogari, pa asnjë interes.

Natë e bukur tmerrësisht
një natë a vetë jeta ish?!

Jetë njerëzore-fytyrë dashurish.

" Nata jeton me pasionin e agimit
e sotmja ëndërron të nesërmen
Vetë hapi i njeriut mbi tokën time
trajektore e pasioneve te ndershme
Nga pasione te bukura njerezore
lindin, vdesin, rilindin miliona dashuri.

Do te vdes nga pasioni per te qene njeri!"

" Te kam besur gjithmone si femija nenes,
ty, force e pamposhtur e njeriut te mire,
çdo kohe fytyren e njeriut ka enderruar,
koha ime ka fytyren e njeriut te lire.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.