Letërsia Shqiptare

Grate e Poeteve
E shtune, 03-02-2007, 10:44am (GMT)

Syte e bukur mbyllin. Po gjumi
nuk e di ku eshte merguar, nuk e di.
Njera perserit me vete nje varg. Tjetra
nje figure sjell nder mend...Si nje lirike dashurie
ledhaton pastaj jastekun bosh ne krahet e saj.

(...Valle me ke u martuan burrat tane,
me ne, apo me ty, poezi?...)

Nje fjale, nje rime,
nje lume dashurie dhe pak xhelozi,
Mesnata e krijimit capitet si plak i ngadalshem.

Vone. Syte e bukur mbyllin.
dhe ne endrra shohin vjershat e librave
te ardhshem.



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.