Letërsia Shqiptare

E verteta
E shtune, 03-02-2007, 10:49am (GMT)

Femije isha, lodra kerkoja. Nena vendoste.
Une flisja i pari. Nena e dyta.
Mesimin thoshja. Mesuesja vendoste.
Une flisja i pari. Mesuesja e dyta
Endrra shikoja naten. Dita vendoste
Une flisja i pari. Dita e dyta.
Isha me ty. S’doja te ikte dita. Nata vendoste.
Une flisja i pari. Nata e dyta.
S’doja ta lija atin te vdiste. Vdekja vendoste.
Une flisja i pari. Vdekja e dyta.
Nisesha djathtas, perfundoja majtas. Jeta vendoste
Une flisja i pari. Jeta e dyta.

Une flisja i pari. E dyta ish e drejte.
Po c’numer valle kishte e verteta?



Powered by SoSo News Express Pro 2.1.1
Copyright © 2005-2007 by SoSoVN.com. All rights reserved.